S’kemi koalicion me Nismën

16 prill 2025 | 07:45

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka koalicion me Nismën Socialdemokrate e as nuk ka pasur diskutime.

Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Haxhiu ka thënë se secili veprim i ndërmarrë nga partia ka qenë publik dhe nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar apo të pashkruar me Nismën.

Ajo tutje është shprehur optimiste që Qeveria do të formohet, ndonëse nuk tregoi se si.

“Nuk kemi koalicion me Nismën. As të shkruar e as të pashkruar sepse çfarëdo veprimi që e kemi ndërmarrë gjatë kësaj kohe ka qenë publik. Çfarëdo takimi që ka pasur z.Kurti e ka bërë publik. Nuk ka pasur takime, nuk ka koalicion, nuk kam informacione që takimi ka ndodhur dhe unë i besoj kryeministrit. Nuk ka marrëveshje as të shkruar e as të pashkruar. Jemi në diskutime, në konsultime dhe jemi optimistë që Qeveria do të bëhet”, ka thënë ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa po përballet me një thatësirë të pazakontë për këtë…