
S’kemi ndryshuar qëndrim për kandidaten për kryetare të Kuvendit
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se koalicioni fitues i zgjedhje në mungesë të numrave për formimin e qeverisë po e zvarrit zgjedhjen e kryetarit të Kuvendnit.
Ai ka thënë se deri tash nuk kanë parë vullnet të nga fituesit e zgjedhjeve për ta zgjedhur kryeparlamentarin.
“Nuk kemi parë vullnet të koalicionit që ka siguruar më shumë ulëse në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit nuk ka tentativë që të gjejë një mundësi të dialogimit me PDK, LDK e AAK. Në mungesë të numrave për formimin e qeverisë këtyre ju konvenon që sa më shumë të shtyhet kjo saga e përzgjedhjes së kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai në Tëvë1.
Sa i përket seancës të se premtes ai ka thënë se PDK nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të kandidates për kryetare të Kuvendit, që është Albulena Haxhiu e propozuar nga LVV-ja.
Qalaj ka thënë nuk ka pas reflektim nga kjo parti.
“Qëndrimin e njëjtë do ta kemi për shkak se nuk ka pas reflektim nga partia që ka qenë në pushtet. PDK nuk do të votojë një person i cili është person jo i denjë për të udhëhequr Parlamentin e Kosovës, person që ka qenë përçarëse gjatë gjithë karriges së saj politike… Një person që nuk ka bërë asgjë të mirë për vendin. Duhet të ndryshojnë qasje, të tentojnë të krijojnë numrat duke përdorë mekanizmat legal të bashkëbisedimit me partitë e prezantuara në PK, por jo me kokëfortësi duke propozuar në kandidate duke e ditur që ajo kandidate nuk do të votohet nga partitë tjera shqiptare”, ka thënë Qalaj.