S’kemi pasur dëshmi që vërtetonte sëmundjen e 26-vjeçarit nga Gjilani
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e përhershëm, Naim Bardiqi, kanë mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën janë pyetur rreth vdekjes tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Sekretari Bardiqi ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë dokumentacion me të cilin do të vërtetohej ndonjë sëmundje paraprake e të ndjerit. “Është një procedurë standarde administrative e cila aplikohet për t’i liruar personat me sëmundje kronike. Kur konstatohet se kemi të bëjmë me një sëmundje, me rekomandimin e IKShPK-së, MSh nxjerr vendim. Por, nuk kemi pasur asnjë dokument që do të vërtetonte ndonjë sëmundje të tij. Nuk ka pasur asnjë shënim për asnjë sëmundje nga mjekët që e kanë kontrolluar të ndjerin”, ka thënë Bardiqi.