“S’kemi shkuar mirë”, 28-vjeçari shqiptar dyshohet se u vra nga babai i gruas

20 korrik 2022 | 07:48

I dyshuari kryesor për vrasjen e një 28-vjeçari shqiptar në Belgjikë është vjehrri i tij. Mediet belge shkruajnë se Stephane V., 55 vjeç, është arrestuar mëngjesin e djeshëm pas vrasjes së Ilir S.

55-vjeçari mohon të ketë qëlluar mbi dhëndrin e tij.

“Ne nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.

Tashmë 55-vjeçari është arrestuar dhe dërguar para gjykatës pasditen e djeshme.

“Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë avokati i tij Bram Elyn.

Ilir S. u vra me të paktën gjashtë plumba.

Sipas medieve belge, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Pavarësisht se iu dha ndihma mjekësore në kohë, i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme, të cilat janë marrë për ekzaminim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Smajl Latifi Dëshmori i atdheut Gëzim Hamza-PIKTORI, jeton me…