Skena e Vulinit me refugjatët, Kandiqi e krahason me pushkatimet e ‘Shkorpionëve’

20 korrik 2022 | 16:45

Një turmë emigrantësh para pak ditësh janë kapur nga ushtria serbe, derisa një fotografitë ku ata shihen grumbull dhe me duart mbi kokë janë bërë virale.

Kjo meqë shumë njerëzve që njohin historinë e luftërave në Bosnje e Kosovë iu ka ngjarë me pamjet e asaj kohe kur kriminelët serbë grumbullonin civilët e paarmatosur boshnjakë e shqiptarë dhe i ekzekutonin.

Fotografia me emigrantë që i vëzhgon Aleksandër Vulini, i është dukur e njëjtë me ngjarjet e luftërave në Bosnje e Kosovë edhe aktivistes serbe, Natasha Kandiq.

Ajo ka thënë se një pamje e tillë ku emigrantët shihen në gjunjë dhe me kokën e përkulur ngjason me horrorin që paramilitarët e “Scorpions” kishin bërë.

“Në gjunjë, kokën e përkulur, siç horrori që e bënë ‘Scorpions’”, ka shkruar Kandiqi në llogarinë e vet në “Twitter”.

“Scorpions”-i ishte një njësi paraushtarake serbe aktive gjatë luftërave në Jugosllavi. Njësia ishte e përfshirë në krime lufte gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Francës janë të hapur për ta shitur Neymarin…