Skena kaotike nga aeroporti teksa afganët përpiqen të ikin (video)

16 gusht 2021 | 13:09

Disa persona janë mbytur në aeroportin e Kabulit, teksa qindra njerëz janë munduar të futen me forcë në aeroplanë për të ikur nga kryeqyteti afgan, kanë treguar dëshmitarët për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një dëshmitar ka thënë se ka parë trupat e pesë personave duke u dërguar në një automjet.

Një tjetër dëshmitar ka thënë se nuk është e qartë nëse viktimat janë mbytur nga të shtënat me armë apo nga rrëmujat.

Trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat e menaxhojnë aeroportin, më parë kanë shtënë në ajër për të shpërndarë turmat, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha e pritje përfundoi. Sot fillon FIBA European Challenger për…