Skenarët e SHELL, nga Triporti i Vlorës te Porto Romano në Durrës, pritet të punësohen 5 mijë punonjës shqiptarë
Duhet të hapen 15 puse.
Kështu ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas faktit që është zbuluar naftë me një cilësi të lartë në Shpirag.
Ajo shtoi se gjetja e naftës në këtë zonën nënkupton një potencial të madh ekonomik për Shqipërinë.
Balluku zbuloi dhe tre skenarët se si mund të procedohet në fazat e tjera.
Si fillim do të jetë aksesi i produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në daljen e TAP-it, në zonën e Fierit.
Më pas është përgatitja për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut.
Opsioni i tretë dhe më i pamundur, sipas Ballukut, pasi ka distancë edhe më të gjatë 120 km, është aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës.
Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania.
Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit.
Balluku u shpreh se në vijim kur të fillojë puna për nxjerrjen e naftës, kompania pritet të punësojë 5 mijë punonjës shqiptarë. Albanianpost.com
https://www.epokaere.com/zbulohet-nafte-ne-shpirag-te-shqiperise-6-1km-ne-thellesi-te-tokes/