Skenari më real për Maqedoninë, shkuarja në zgjedhje të reja

02 tetor 2018 | 08:16

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se pas referendumit Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se në këto zgjedhje për herë të parë do të duhej të formohet një bllok pro euroatlantik, në të cilin do të duhej të hynin të gjitha partitë e vogla, duke përfshirë edhe ato shqiptare që tani nuk janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Duke komentuar rezultatin e referendumit, Reka ka treguar se evident në këtë proces ishte ndikimi rus.

Sipas tij, ky ndikim do të jetë i fuqishëm edhe në anën e Beogradit në fazën finale të dialogut Kosovë – Serbi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkruar se njëzet…