Skender Çoçaj zgjedhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

14 shkurt 2019 | 20:40

Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës me një pikë të rendit të ditës e që ishte, përzgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke pasur parasysh që në mbledhjen e fundit është marrë vendimi për shpalljen e thirrjes publike për paraqitjen e nominimeve për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhur në pozitën e Kryesuesit të Këshillit.

Anëtaret e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, votuan dhe zgjedhën kryesuesin e KGjK-së, Skender Çoçaj, me shumicë votash. 

Mandati i tij, si kryesues i KGjK-së do të filloi më 8 mars deri më 5 korrik 2021, kur edhe përfundon mandati i tij si anëtar i KGjK-së. 

Kundërkandidat, ai kishte kryesuesin aktual të KGjK-së, Nehat Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, më 15 shkurt 2019, në orën 18:00, në…