Skënder Reçica për herë të dytë ministër, ky është mesazhi i tij
03 qershor 2020
| 15:35
Me propozimin e Nismës Socialdemokrate, Skënder Reçica edhe një herë u zgjedh nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ai për këtë ka falënderuar strukturat dhe votuesit e Nismës që i kanë përkrahur në çdo çast.
“Unë pranova me nderë dhe përgjegjësi të plotë detyrën, me qëllimin për të vazhduar projektet e mira të filluara në mandatin e kaluar: ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të ndjeshme dhe ngritjen e mirëqenies së luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
(M.K / Epoka e re)