Skender Ukaj falënderon qytetarët për përkrahje dhe fton të votojnë PDK-në dhe numrin 47
Kandidati i PDK-së për deputet, Skënder Ukaj, iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një shkrimi në natën e fundit të fushatës. Ai ftoi të votohet PDK’ja dhe numri i tij 47.
Ai tha se kjo fushatë ka qenë përvoje e re për të dhe ka falënderuar qytetarët për durimin, interesimin dhe besimin e treguar ndaj kandidaturës së tij për deputet të PDK’së.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të tij:
Të dashur qytetarë të vendit,
Kjo fushatë zgjedhore ka qenë një përvojë e re, tërësisht e veçantë për mua. Ju falenderoj nga zemra për durimin, interesimin si dhe besimin e treguar ndaj kandidaturës sime për deputet të PDK-së.
Ju ftoj që bindjen tuaj të manifestuar ndaj #Rimëkëmbjës së Kosovës, ta dëshmoni në qetësi të plotë, duke respektuar edhe masat anti-Covid, edhe më 14 shkurt përmes votës.
Ju falemnderit dhe dalshim fitimtarë!
Me nderim të posaçëm,
I juaji, Skender Ukaj