Skenderaj, 244 fermerë mbështeten nga programi i bujqësisë
13 nëntor 2023
| 12:44
Komuna Skenderaj ka mbështetur 244 fermerë në kuadër të program të bujqësisë, falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Islamic Relief Kosova.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura ka njoftuar se 25 fermerë kanë përfituar serra me nga 5 ari, ndërsa 78 tjerë me nga 1 ari, 71 fermerë kanë përfituar motokultivatorë dhe 70 tjerë janë përfitues të pulave.
“Një tjetër rast si ky që tregon përkushtimin tonë me angazhim të vazhdueshëm për të zhvilluar bujqësinë dhe mbështetur fermerët e vyer!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.