Skenderaj, arrestohet një person i dyshuar për falsifikim të parave

15 prill 2021 | 11:49

Gjatë orëve të natës, të datës 15 prill 2021, patrulla policore në Skenderaj ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë.

Zyrtarët policorë gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës tanimë të dyshuarin kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës.

Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 euro (njëmijë e tridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Në cilësi të provave materiale nga ana e krim-teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar: 41 (katërdhjetë e një) monedha nga 10 euro; 31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A.V., 22 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Falsifikim i parasë’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e “play-off”-it në EBC Ligën e Femrave do të…