Skenderaj bëhet edhe me tre kamionë për grumbullimin e mbeturinave
19 dhjetor 2019
| 17:18
Në Skenderaj është bërë pranimi i tre kamionëve për grumbullimin e mbeturinave, ku të pranishëm ishin kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtori i Shërbimeve Publike, Gëzim Ejupi, drejtori i kompanisë regjionale “Uniteti”, Gazmend Morina dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Blerja e këtyre tre kamionëve është mundësuar nga participimi i Komunës së Skenderajt, GIZ-it gjerman dhe kompanisë regjionale “Uniteti”.
/Epoka e re/