Skenderaj bëhet gati për festimin e 28 Nëntorit
25 nëntor 2018
| 14:02
Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo datë ndërlidhet edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së.
Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj është stolisur me flamujt kombëtar dhe shtetëror.
Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar të gjithë qytetarët për festat e nëntorit. “Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për aktivitetet që na presin këto ditë. Gëzuar Festat e Nëntorit!”, ka thënë Jashari.
/Epoka e re/