Skenderaj me platformë online për regjistrimin e ardhjeve nga shtetet e jashtme

20 mars 2020 | 16:30

Komuna e Skenderajt, ka bërë të ditur se ka krijuar platformën elektronike për regjistrimin online të personave të ardhur nga diaspora, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Për shkak të pandemisë, kjo komunë ka kërkuar nga të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në mërgim, por edhe nga qytetarët që kohëve të fundit kanë vizituar shtetet e jashtme që të regjistrohen në platformën online.

“Me qëllim të evidentimit të saktë të qytetarëve të Skenderajt që janë kthyer nga shtetet tjera në Kosovë, në dy javët e fundit, kemi lansuar platformën online, përmes të cilës kërkojmë nga këta qytetarë që të dërgojnë të dhënat e tyre, në mënyrë që të ofrojmë shërbime shëndetësore të shpejta e cilësore për pacientë të infektuar me virusin COVID-19. Për krijimin e kësaj platforme falënderoj Betim Dajaku e Mexhit Durmishi, të cilët në mënyrë vullnetare ofruan pa pagesë këtë shërbim për qytetarët e komunës sonë”, ka shkruar kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.

https://www.facebook.com/213279795875346/posts/729888690881118/?d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja gjysmëfinale e “play-off”-it në kuadër të Ligës së Kombeve…