Skenderaj, nënshkruhen kontratat me 18 përfituesit e serrave
09 gusht 2019
| 15:18
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se të premten kanë nënshkruar kontratat me 18 përfituesit e serrave, përmes Drejtorisë së Bujqësisë.
“Ky është edhe një hap i dëshmuar për t’i ndihmuar dhe mbështetur bujqit tanë. Bujqësia është prioritet i yni dhe gjithmonë do të jemi pranë bujqve punëtorë!”, ka shkruar kryetari Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/