Skenderaj, nis projekti i trajtimit të ujërave të zeza në Rakinicë
19 mars 2024
| 14:18
Komuna e Skenderajt ka nisur realizimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Rakinicë.
Kryetari i komunës, Fadil Nura ka përcjellë nga afër fillimin e këtyre punimeve.
“Në Rakinicë, për të filluar projektin e trajtimit të ujërave të zeza, në gjatësinë e mbi 2,500 metrave duke përfshirë lagjet e patrajtuara në sistemin e ri, një premtim i përmbushur!”, ka shkruar Nura në “Facebook”.