Skenderaj përkujton dëshmorët dhe martirët e lirisë
28 maj 2019
| 15:52
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë, kanë përkujtuar dëshmorët e kombit Mustafë Haxhiu-Bacoku, Gëzim Ferizi, Isuf Aliçkaj, si dhe martirin Bedri Haxhiu, të cilët 20 vjet më parë ranë heroikisht për lirinë e popullit të Kosovës.
Me këtë rast, deputeti Haxhiu ka thënë se Mustafë Haxhiu-Bacoku ishte një luftëtar trim, i pathyeshëm, guximtar dhe udhërrëfyes se si duhet të vdiset për atdhe.
“E patëm njërin nga bashkëluftëtaret që nuk na ndanin aksionet dhe betejat, por na ndau vetëm vdekja”, ka thënë Haxhiu.
/Epoka e re/