Skenderaj përkujton dëshmorin Naser Kodra
24 shtator 2019
| 16:44
Në 21-vjetorin e rënies është përkujtuar dëshmori Naser Kodra, ku një delegacion i drejtorëve dhe stafit komunalë të shoqëruar edhe nga ish-deputeti Bekim Haxhiu, kanë bërë nderime dhe kanë vendosur lule pran varrit të tij në Kompleksin Memorial në Marinë.
Ndërsa kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se do t’i përkujtohen çdo herët të rënët për lirinë e Kosovës
“Sot, përkujtojmë me respekt të lartë dëshmorin Naser Kodra, i cili 21 vite më parë, ra në fushën e nderit, në mbrojtje të atdheut. Dëshmorët do t’i kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë, ata janë krenaria jonë kombëtare. Lavdi dëshmorit Naser Kodra dhe gjithë dëshmorëve të kombit!” ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/