Skenderaj përkujton pesë dëshmorët e kombit
16 maj 2019
| 17:40
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me drejtorët komunalë, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, familjarët, asamblistët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë homazhe të varret e dëshmorëve të lirisë në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë.
Me këtë rast, janë përkujtuar Gani Uka e Muharrem Rexha në Ticë, Skender e Mustafë Skenderi në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, si dhe Kujtim Ahmetin në varrezat e dëshmorëve në Tërnafc.
/Epoka e re/