![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/shkurt-6-2.jpg)
Skenderaj, përmbyllet faza e parë e kompletimit të kabineteve shkollore
14 nëntor 2023
| 12:08
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar për përmbylljen e fazës së parë të kompletimit të kabineteve shkollore me pajisje të duhura për mësimin praktik, për nxënësit e drejtimit të mjekësisë në Institucionin për Arsim dhe Aftësim Profesional “Anton Çetta”.
Ai ka thënë se duke përmbushur detyrimin tonë për arsim, po krijojnë profesionistë të së nesërmes në mjekësi.