Skenderaj shtron sofrën drenicase për mërgimtarë (Foto)
24 korrik 2018
| 14:02
Në sheshin “Adem Jashari” është mbajtur aktiviteti “Sofra drenicase”, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari.
Ky aktivitet është ndjekur nga shumë qytetarë të të gjitha moshave. Sofra drenicase është shoqëruar me interpretime të këngëve të muzikës tradiconale rapsodike nga anëtarët e ansamblit “Drenica” me veshje kombëtare.
Sofra drenicase është shtruar për diasporën.
/Epoka e re/