
Skënderaj të hënën përkujton dëshmorët e kombit
Me 13 maj shënohet 38 vjetori i rënies së Tahir e Nebih Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave që kishin shkuar që t’i arrestonin.
Për nderë të 38-vjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, komuna e Skenderajt në krye me kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari ka organizuar Akademi Përkujtimore, ku do të kujtojnë Nebih e Tahir Mehën. Po ashtu do të shënohet edhe 20 vjetori i rënies së Malush Ahmetit dhe 32 dëshmorëve të kombit.
Siç ka njoftuar Komuna e Skenderajt, Akademia Përkujtimore do t mbahet në Qendrën e Kulturës dhe Artit “Hasan Prishtina” në Skenderaj duke nisur në orën 12:00. Kjo do të mbahet nën patrionatin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.