
Skenderaj vazhdon dezinfektimin e objekteve shkollore
01 prill 2020
| 10:59
Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID, Komuna e Skenderajt ka nisur dezinfektimin e të gjitha objekteve shkollore.
Dezinfektimi është bërë në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme të komunës, ka njoftuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Në kuadër të zbatimit të masave parandaluese e në funksion të mbrojtjes nga virusi korona, Komuna e Skenderajt ditë më parë ka bërë edhe dezinfektimin e të gjitha hyrjeve të banesave të qytetit, rrugëve kryesore, objekteve shëndetësore, të sigurisë etj. Ky aksion do të vazhdojë derisa të përfundojë dezinfektimi në të gjithë territorin e Komunës së Skenderajt”, ka thënë Jashari.