Skenderaj vazhdon t’i përkrah fermerët
Në kuadër të mbështetjes së fermerëve të Komunës së Skenderajt, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë përzgjedhjen e fermerëve që kanë aplikuar në thirrjen bazuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe kompanisë “Agro-Florentina”, me mbështetje të USAID-Agro, në projektin e bimëve mjekuese “mëllagë e zezë” dhe sistemit të ujitjes pikë-pikë.
Sipas komisionit, në këtë projekt kanë përfituar 12 fermerë të Komunës së Skenderajt, nga 36 aplikacione sa kanë qenë në total në thirrjen e për mbështetje të fermerëve.
Të gjithë fermerët përfitues do të kenë tregun e sigurt te kompania “Agro-Florentina”. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, është duke vazhduar të përkrah në forma të ndryshme fermerët e kësaj komune me qëllim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë.
/Epoka e re/