Skenderbeu apo Edi Rama? ‘Fytyra misterioze’, ndez debatin në rrjet? (video)

05 mars 2025 | 16:25

Edi Rama, kryeministri shqiptar, ka qenë pjesë e një debati të nxehtë në rrjetet sociale pas prezantimit të një objekti në Tiranë, ku disa përdorues të internetit kanë sugjeruar se figura e Skënderbeut, që u paraqit në këtë projekt, ka më shumë ngjashmëri me fytyrën e kryeministrit sesa me heroi kombëtar.

Ky diskutim ka shkaktuar një përplasje të mendimeve, me disa komentues që shprehin shqetësimin se figura që është paraqitur nuk pasqyron besnikërisht pamjen e Skënderbeut, por një stil të ngjashëm me atë të Ramës.

Në këtë kontekst, avokati Altin Goxhaj ka theksuar në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova”,  se nuk ka lidhje mes figurës së Skënderbeut dhe asaj të Ramës, duke shtuar se shumë njerëz mund ta njohin fytyrën e kryeministrit, ndërsa portretet historike të Skënderbeut janë më të vështira për tu identifikuar.

Për disa, ndoshta një mënyrë më e përshtatshme për të përjetësuar Skënderbeun do të ishte përmes elementeve të tjera historike siç është perkrenarja, që mund të pasqyronte më mirë simbolikën e figures kombëtare.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi, trajneri i Interit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve…