Skënderbeu hedh në gjyq FShF-në për titullin e 2016-s
Titulli i sezonit 2015-2016 është kthyer në një ‘mollë sherri’ mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Në përfundim të sezonit ishte skuadra korçare ajo që triumfoi, por një dënim i UEFA-s për trukime, bëri që Komisioni i Etikës pranë FShF-së t’ia heqë titullin Skënderbeut.
Pikërisht për këtë arsye kanë qenë drejtuesit e Partizanit që kanë kërkuar këtë titull në mënyrë të përsëritur dhe në rrugë zyrtare e medietike.
Por, duket se te Skënderbeu nuk janë dorëzuar dhe e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë, ku ankohet për heqjen e titullit, por edhe dënimet pasuese të FShF-së ndaj skuadrës korçare. Dosja e Skënderbeut ka përfunduar në Arbitrazhin e Lozanës, që në muajin gusht të këtij viti, ndërsa ende Gjykata nuk e ka dhënë vendimin për çështjen.