Skënderbeu huazon Gavazajn te Dinamo

13 mars 2019 | 17:45

Enis Gavazaj do  të vijojë karrierën e tij në kampionatin bjellorus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar të mërkurën nga skuadra e Dinamos së Minskut. Gavazaj qëndroi për më shumë se një javë në prove te skuadra bjelloruse, ku bindi me paraqitjet e tij në disa teste miqësore.

Klubi ka bërë të ditur se 23-vjeçari është huazuar nga klubi i Skënderbeut deri në përfundim të gjysmës së parë të kampionatit. Gavazaj do të veshë fanellën me numrin 11 në ekipin e tij të ri.

Gavazaj më parë ishte pjesë e skuadrës së Jenisej Krasnojark, ekip ky që militon në Premier Ligën ruse. Ndoshta kalimi në një kampionat të një niveli më të ulët si ai i Bjellorusisë do t’i përshtatet më shumë futbollistit shqiptar që në Rusi u aktivizua në vetëm 7 takime.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi dhe ministri i…