Skënderbeu ndalet nga Laçi

15 qershor 2020 | 21:34

Skënderbeu u ndal në shtëpi përballë Laçit, ku nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Pas 6 fitoresh radhazi në kampionat, që e kishin ngjitur në vendin e tretë të renditjes, këtë të hënë ekipi korçar nuk shkëlqeu.

Në sfidën që startoi në orën 18:00 në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, kurbinasit kaluan shpejt në avantazh me anë të Julian Shehut, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe mposhti portierin Koliçi.

Më pas Skënderbeu provoi reagimin dhe krijoi një sërë rastesh, veçanërisht në pjesën e dytë, ku loja u zhvillua kryesisht në gjysmëfushën e Laçit, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 88’ dhe u shënua nga sulmuesi Blerim Krasniqi.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin 1-1, ndërsa skuadrat morën nga një pikë që nuk ndryshon aspak në tabelën e renditjes, përveç faktit që skuadra si Partizani e Bylis afrohen më shumë dhe bëjnë më interesante garën për një vend në zonën europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e…