Skënderbeu shkarkon Ahamtajn
31 janar 2021
| 15:49
Humbja 0-4 me Kukësin i ka kushtuar vendin e punës Julian Ahamtajt.
Klubi i Skënderbeut nëpërmjet një njoftimi ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin elbasanas për shkak të rezultateve të dobëta. Në 17 javët e para Skënderbeu ka marrë 2 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, duke u renditur në vendin e fundit me 12 pikë, aq sa Bylisi.
“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. Skënderbeu falënderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Skënderbeut.