Skepticizëm për anëtarësimin e Kosovës në Interpolit

01 shtator 2019 | 16:37

Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore (Interpol), e cila kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, por ende mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë do të hyjnë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kili.

Gjithashtu, i paqartë mbetet edhe fakti nëse institucionet e Kosovës do të vendosin që t’i qasen betejës përfundimtare për të hyrë në votim për anëtarësim ose jo, për shkak të rrethanave aktuale ndërkombëtare, por edhe vendore.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Anton Berisha, la thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se institucionet e Kosovës janë të interesuara për anëtarësim në Interpol dhe rrjedhimisht, në këtë drejtim, procedurat teknike dhe administrative kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë deri sa ky anëtarësim të bëhet realitet. Për sa i përket aplikimit konkret, ai këtë e sheh si një çështje jo vetëm teknike, ndonëse do të duhej të ishte e tillë, por edhe si diplomatike dhe politike.

“Kështu që, ne do ta masim këtë. Nuk do ta sfidojmë Kosovën, pa e matur mirë në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht Bashkimin Evropian, sepse marrëveshjet e Brukselit parashohin që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme. Ndërkaq, ne nuk jemi në një fazë kur janë krijuar institucionet evropiane dhe kemi një lloj vakuumi. Po ashtu kemi një lloj vakuumi tash edhe në Kosovë, për shkak se jemi qeveri në dorëheqje. Kështu që do të ecim dy herë më kujdesshëm, në mënyrë që ta kemi një pasqyrë më reale, para se të shkojmë në fazën finale”, ka thënë Berisha.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/skepticizem-anetaresimi-interpol-/30140634.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pushimi 45 ditor, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë…