Skiatorja seksi poston fotot ku zbulon celulitin: 100 për qind natyrale
30 tetor 2020
| 11:19
Skiatorja amerikane, Lindsey Vonn, ka ekspozuar trupin mahnitës me rroba banje. Teksa ndodhet me pushime me partnerin e saj dhe disa miq, për të festuar 36-vjetorin e lindjes, ajo nuk ka ngurruar që të ekspozojë format trupore.
Por ata që e kanë inat janë përqendruar si gjithmonë të gjërat e vogla që nuk janë aq perfekte dhe nuk kanë përtuar që t’ia vënë në dukje. Por skiatorja seksi nuk e ka lënë me aq, pasi ka vendosur që të postojë fotografi të tjera ku tregon edhe celulitin. “Pa botoks, pa mbushës dhe pa operacion. Me pak fjalë asgjë. Unë jam 100 për qind natyrale dhe 100 për qind Lindsey, shkroi ajo krahas fotove.