Skitaret e Kosovës, të pafata në garën e sllallomit
11 shkurt 2019
| 17:35
Skitaret e Kosovës, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, kanë qenë të pafat në lëshimin e parë të sllallomit për femra në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Sarajeva dhe “Sarajeva 2019”.
Për shkak të kushteve atmosferike që mbretëronin në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë, Vrella doli nga shtegu, ndërsa Kokaj edhe pse arriti në cak, pas rreth një ore organizatori konfirmoi se ajo është diskualifikuar për shkak të një gabimi gjatë garës.
Elba në momentin e arritjes në cak doli e 75-ta. Gara e ardhshme e Klea Vrellës dhe Elba Kokajt është sllallomi i madh që zhvillohet të mërkurën.