Skitari Tahiri zë vendin e 45-të në Itali

18 shkurt 2021 | 16:23

Skitari Albin Tahiri zë vendin 45 nga 113 garues në kampionatin botëror të Cortina d’Ampezzo, disiplina e sllallomit të madh.

Albin Tahiri është renditur në vendin 45 në disiplinën e sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.

Garën nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.

Nga 113 garues, 78 sosh arritën t’i përfundojnë të dyja lëshimet, ndërsa të tjerët gabuan në lëshimin e parë ose të dytë.

Garën nuk e përfundoi as Fiona Blaka-Rusta në konkurrencën e femrave, disiplina e njëjtë. Ajo gaboi në lëshimin e parë. Gara e sotme ishte e para për skitarët tanë në botërorin e Cortinas, ndërsa deri në fund të kampionatit do të garojnë edhe në disiplinën e sllallomit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i famshëm, Kanye West, ka nisur që të shqetësohet…