Skitarja Lirika Deva, arrin normën olimpike
Skitarja e Kosovës në disiplinën e Sllallomit, Lirika Deva, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar normën Olimpike në 6 gara të ndryshme. Ky rezultat impresionues është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një moment krenarie për sportin e Kosovës.
Me këtë normë të siguruar, Lirika tashmë ka mundësinë të garojë në Lojërat Olimpike dhe të përfaqësojë vendin në evenimentet më të rëndësishme ndërkombëtare.
Për më tepër, kjo normë i hap rrugën për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror të Skiut në Saalbach 2025, ku do të mund të rivalizojë me disa nga atletët më të mëdhenj të botës. Ky sukses i Deva vjen pas një periudhe përgatitore intensive dhe angazhimi të jashtëzakonshëm, duke e bërë atë një ndër shpresat më të mëdha për sportin e Kosovës në nivel ndërkombëtar.