Skizofrenia – Qasje nga aspekti kriminalistik
Shkruan: Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë
Vazhdimësi e shkrimit tim paraprak të shkruar me 12.05.2022 (Mania, Narcisoidet, Perversët dhe Pedofilët) në këtë Gazetë/Portal të respektuar!
Aty ku nuk mund ta bësh një vepër të mirë, atëherë keq mos vepro.
Në këtë rast këta njerëz kanë probleme të veçanta që i bëjnë të dallohen nga të tjerët.
Dallimi i problemeve të tyre nga problemet normale shkon deri në ekstreme, prandaj mos i atakoni, provoni t’i lëreni të qetë sepse nëse nuk mundeni ti trajtoni apo ndihmoni është e rrugës, thjesht të largoheni.
Probleme kemi të shumta në atdheun tonë dhe këto tema që janë komplekse, nuk preken as shtjellohen për publiken e gjerë, d.m.th. neglizhohen problemet e tilla në shoqërinë tonë Kosovare, kurse problemi është këtu e shohim çdo ditë kalon para syve tanë dhe ne qëndrojmë inferior.
Nëse jo sot, nesër do jetë urgjente të trajtojmë problemet e tilla, më mire sot se nesër dhe dikush duhet të shkruaj dhe kam vendosur të jap nga mendja ime e ndërtuar mbi njohurit kriminalistike, ta trajtoi këtë temë!
Për çdo gjë nëse nuk ka shërim ka lehtësim, lehtësimi bëhet me veprim dhe jo në fjalë të dogmatike e teori të thata, që jemi mbushur në emisionet televizive të vendit tonë, komercializëm i skajshëm i çdo vlere.
Ato fjalë boshe besoj qe i keni deshifruar tani më, fillojnë me këtë varg: “ne duhet që dhe mbarojnë me “ne duhet që” mbaron me kaq, kurse nuk i dëgjojmë “ne vepruam kështu dhe fakti është ky, kemi problem me këtë dhe na duhet edhe kjo përkrahje, prandaj na ndihmoni”!
Çka është Skizofrenia
Skizofrenia paraqet grupin e sëmundjeve shpirtërore nga të cilat dallohen plotësisht sipas simpotomatologjise nga të tjerat.
Konsiderohet se sindromi i përgjithshëm për sëmundjet skizofrene është përçarja (disociacioni) i disa funksioneve psikike dhe i sjelljes së gjithmbarshme.
Krijojnë ngjarje dhe mbesin aty në ato ngjarje të imagjinuara dhe të vulosura në trurin e tyre, i besojnë asaj ngjarje folën për të dhe ajo i trishton, sepse është në atë “vakum” mendor dhe mbetët aty.
Simpleks skizofrenia – paraqitet në kohen e rinisë ose tek të rriturit e moshës së re.
Sëmundja manifestohet me humbjen e interesimit për punë, argëtim, shoqëri.
Pacienti tërhiqet në vetmi, e le pas dore pamjen e tij të jashtme dhe direkt çrregullohet.
Në rrjedhën më të vonshme të sëmundjes paraqitet disociacioni i mendimit dhe indiferenca emocionale.
Është karakteristike për këtë formë të skizofrenisë që zakonisht nuk ka përmirësime të sëmundjes, pra progresi nuk ekziston.
Skizofrenia katatone – është formë e sëmundjes me të cilën është i theksuar çrregullimi i motorikës.
Ky çrregullim manifestohet edhe në formë të stuporit (shtangimit) ose në formë të shqetësimit ose ngacmimit psikomotorik.
Gjate stuporit shtangohen të gjitha funksionet, i sëmuri nuk lëviz (ose lëviz shumë ngadalë), nuk ushqehet, nuk pinë lëngje as ujë, nuk i kryen funksionet fiziologjike.
Ndërkaq i sëmuri sillet negativisht ndaj rrethit dhe refuzon çdo kontakt.
Tek shqetësimi kataton, përkundrazi i sëmuri është së tepërmi aktiv shtrihet për toke, i heq veshjet prej trupit, ik nga dhoma ose shtëpia d.m.th. është hiperaktive!
Në gjendjen e tillë të sëmuret mund të jenë shumë agresiv dhe të rrezikshëm për rrethin.
Prandaj nëse i shihni në këtë gjendje shumë të vështire, është e rrugës të lajmërohet ambulanca dhe organet e rendit policia, sepse është veprimi më i mirë që mund ta bëni në ato momente trishtuese për të sëmurin, gjendjes së tij i ndihmoni me raportim për këtë sjellje.
Skizofrnia paranoike karakterizohet me idenë e ndjekjes. I sëmuri konsideron se e ndjekin armiqtë e ndryshëm, organizata, forcat të ndryshme, agjencionet e jashtme etj.
Raste të tilla kemi shumë, i shohim çdo ditë dhe janë të ndjeshme për t’i përjetuar, janë mundim i madh për pacientin sepse ai veç se e ka ngulitur në kokën e ti që krejt çka flet është e vërtetë, kurse në fakt është sëmundje e rëndë dhe e trishtueshme.
Të gjitha ngjarjet rreth vetes i sëmuri i interpreton në mënyrë paranoike.
Për këtë formë të skizofrenisë janë karakteristike halucionet në të gjitha zonat e ndijimit.
Pra të sëmuret shohin, dëgjojnë ose në mënyrë tjetër i ndjejnë ngjarjet në rrethinën e vet që objektivisht nuk ekzistojnë, në atë mënyrë i shtojnë dhe i plotësojnë qëndrimet e veta paranoike. Është një lloj insinuate e krijuar nga halucinacionet e tyre, që formohen nga pasojat e sëmundjes skizofrenike.
Prandaj veproni me kujdes dhe silluni në mënyrë të mirë dhe të butë, sepse me butësi lehtësohet, ndërsa për pjesën tjetër të trajtimit janë instancat tjera që duhet të merren dhe veprojnë në këso raste të rënda, madje shumë të rënda.
Ky shkrim për nga volumi është më i varfëri nga të gjitha dyzet e katër shkrimet paraprake, por nga përmbajtja ndër më të rëndësishmit.
Penda ime ka për qëllim të jap mesazh, të ngrisë alarm e të bëj apel. Andaj rëndësia e shkrimit, si arma ime e ndryshimeve në shoqërinë tonë do vazhdoi deri në fundin tim fizik e mendor.
Njeriu normal dhe kriminalisti dallojnë në perceptimin e jetës, shembull njeriu normal kur ulet në verandën e vet në një kohë të bukur promenade vere, mendon dhe thotë, kohë e mirë dhe gjithçka lulëzon dhe atmosfera është impozante, kaq i mjafton sepse kënaqet në atë atmosferë me të vërtet impozante. Mendja e tij është e edukuar në atë formë e sheh realitetin që e rrethon.
Kriminalisti nuk mendon njëjtë dhe kurrë nuk ka për të menduar ashtu.
Ai kur i sheh gjërat dhe i percepton në moment thotë, në këtë bllok shumëkatëshe apo këtë lagje të caktuar mund të ndodhë ose veç se ka ndodhur një vjedhje, vrasje, vetëvrasje, grabitje dhe institiktivisht preokupohet se si ta parandaloj, të veprohet në praktikë me preventiv, cila është metoda dhe taktika më e mirë e parandalimit.
Nga mediat po kemi informim tejet të madh, vrasjet janë bërë të përditshme, dhe kriminalisti i cili është arsimuar mbi kode morale e profesionale, vuan nga dëshira për t’i parandaluar vrasjet në vendin tonë, dukuri që aq shumë kam shkruar, si të parandalohet tregimi e përdorimi i substancave narkotike, që aq shumë kam shkruar edhe për këtë dukuri negative, si kancer i shoqërisë sonë.
Si të veprohet, cila është metoda më e mirë dhe më praktike dhe efikase me
rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative, që po e atakojnë këtë shoqëri.
Kjo është jeta e një kriminalisti dhe përditshmëria e tij deri në vdekje, për te mirën e shoqërisë dhe Atdheut.
Mitrovicë 04.06.2022