Skocia mund të mos “kthehet në normalitet” deri vitin tjetër
Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në kufizimet e koronavirusit në afat të shkurtër, duke paralajmëruar se një “rikthim i plotë” mund të mos ndodhë deri vitin e ardhshëm.
Qeveria skoceze publikoi kuadrin e saj për të shpjeguar se si do të vendosë nëse do të lehtësojë masat e ndryshme të futura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Vlerësimi ynë është që tani nuk është koha e duhur për të pushuar kufizimet,” thuhet në dokument. “Gjatë javëve të ardhshme, bazuar në provat dhe këshillat e ekspertëve, do të merren parasysh një numër opsionesh – jo të gjitha mund të zgjidhen”.
Sturgeon thase edhe nëse disa masa janë lehtësuar, është e mundur që ato do të duhet të rivlerësohen nëse shpërthimi përkeqësohet.