Skomina, gjyqtari i finales Tottenham – Liverpool
14 maj 2019
| 17:09
Është vendosur se kush do të jetë gjyqtari që do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
Në derbin anglez ai që do të vendosë drejtësi do të jetë 42-vjeçari slloven Damir Skomina. Finalja do të zhvillohet në datën 1 qershor në Madrid, “Wanda Metropolitano” do të jetë arena pritëse. Asistentët e sllovenin do të jenë Juri Praprotnik dhe Robert Vukan.
Ndërkohë që i katërt do të jetë Lahoz nga Spanja. Skomina ka stemën e FIFA-s që prej vitit 2003.