
Skriniar kalon koronavirusin, gati për ndeshjen ndaj Realit
02 nëntor 2020
| 11:58
Interi merr lajm pozitiv në lidhje me situatën e Milan Skriniarit.
Qendërmbrojtësi sllovak më në fund doli negativ për Covid-19 dhe për këtë arsye mund të kthehet në dispozicion të trajnerit Conte. Qëllimi është të jetë pjesë e skuadrës zikaltër për ndeshjen kundër Real Madridit të martën në Ligën e Kampionëve.
Skriniar ka qenë pozitiv që nga 8 tetori dhe për këtë arsye kaloi gati një muaj në izolim, në Sllovaki. Mungesa e mbrojtësit qendror, i cili ka shfaqur probleme në fazën mbrojtëse në këtë fillim sezoni, u ndie nga zikaltrit.