Skriniar: Tani jemi përmirësuar

06 shtator 2023 | 13:48

Mbrojtësi Milan Skriniar u transferua këtë verë nga Interi te Paris Saint-Germain me parametër zero.

Mbrojtësi sllovak është pjesë e titullarëve të trajnerit Luis Enrique ndërsa së fundmi nga grumbullimi me Sllovakinë thekson se do të bëjë gjithçka për të bërë të lumtur tifozët parisienë.

“Jam i lumtur sepse tani ndjehem mirë fizikisht, ndeshjet e para me PSG nuk shkuan ashtu siç ne dëshironim. Por, trajneri Enrique gjithnjë na ka komplimentuar për paraqitjen dhe së fundmi jemi rikthyer te rezultatet pozitive”, ka thënë Skriniar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, uruar…