Skriniar “tradhëton” Interin, afër kalimit te Juventusi

04 dhjetor 2024 | 12:21

Vetëm dy sezone më parë ishte kapiteni i “Zikaltërve” të Interi dhe tashmë është shumë pranë tranferimit te rivalët e tyre të përbetuar.

“Shtatlarti” sllovak, Milan Skriniar është shumë pranë kalimin te Juventus, me 29-vjeçarin e prapavijës që shihet si zënvedësuesi perfekt i Bremer të dëmtuar, te “Bardhezinjtë”, me brazilianin që ka humbur të gjithë sezonin futbollistik, për shkak të një dëmtimi goxha të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave franceze, futbollisti sllovak tashmë ka rënë dakord për transferimin dhe tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të arrijnë marrëveshje me “gjigantët” e PSG, të cilët zotërojnë kartonin e mbrojtësit.

Nga specialistët e merkatos, Skriniar, i cili ka zhvilluar vetëm 5 sfida këtë sezon, vlerësohet në 20 milionë euro, shifër kjo e përballueshme nga “rekordmenët” e Apenineve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokratike e Kosovës ka thënë se i mbështesin kërkesat…