Skriniari, besnik i Interit
Milan Skriniar paralajmëron rinovimin e kontratës me Interin. Mbrojtësi zikaltër në një intervistë të dhënë është shprehur se shumë shpejt do të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes me klubin deri më 2023.
“Të gjithë e dinë se unë dua të qëndroj tek Interi. Unë dhe menaxheri im jemi duke biseduar me drejtuesit e klubit dhe mund t’ju them se jemi shumë pranë akordit. Nuk mund të them një datë ose periudhë fikse se kur mund të vijë zyrtarizimi, por do ta gjejmë çastin e duhur”, ka thënë Skriniar.
“Në fillim kujtova se ishte një shaka nga ana e Spalletit. Sigurisht se u ndjeva mirë, por mendoj se vlera monetare nuk ka rëndësi, por se çfarë unë jap në fushën e blertë. Ka lojtarë që të tilla komente i vënë nën presion. Tek unë nuk ndodh një gjë e tillë. Sidoqoftë, e falënderoj Spalletin për vlerësimin”, ka deklaruar Skriniari.