Skuadra angleze nuk heq dorë nga Ernest Muçi
Ernest Muçi është duke bërë paraqitje të mira me fanellën e skuadrës së Besiktasit në kampionatin turk. Paraqitja e tij nuk ka shkuar pa u vërejtur nga klubet evropiane. Ndër to është Aston Villa, të cilin vijojnë ta ndjekin dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, pasi në fund të këtij sezoni pritet të nisin një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e tij. Villa ka shfaqur interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e turqve që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.
Sipas mediave turke, Aston Vila do tentojë edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit.
Sigurisht nuk është e lehtë që Aston Vila t’i rrëmbejë sulmuesin ekipit turk, pasi Muçi është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë.
Në gjashtë ndeshje me fanellën e Besiktas, Muçi ka realizuar dy gola.