
Skuadra austriake nderon Fadil Vokrrin
13 qershor 2018
| 11:58
Skuadra austriake, SV Grodig Salzburg, në të cilën aktivizohet edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova, Djellon Çunaku, ka nderuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë pas një ataku kardiak.
Para një ndeshje, të gjithë futbollistët mbajtën në duar fotografinë e Vokrrit, teksa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje.