Skuadra e Ballkanit i kundërpërgjigjet Batatinës, thotë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës
19 maj 2024
| 14:47
Falë fitores 0:1 dje në udhëtim ndaj Llapit, skuadra e Ballkanit u shpall kampion i këtij edicioni të Superligës, që për ta ishte titulli i tretë radhazi.
E pas takimit, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina kishte deklaruar se Ballkani nuk e ka merituar titullin, duke aluduar se nuk i ka fituar ndeshjet në fushë.
Një ditë më vonë, pra sot (e diel), ekipi nga Suhareka i është kundërpërgjigjur deklaratës së Batatinës, duke thënë se lufta nis dhe përfundon brenda fushës.
Madje, ata edhe kanë falënderuar kundërshtarin për korrektësinë dhe mikpritjen.