“Skuadra e kënaqësisë” e Kim Jong-unit, me argëtuese sekrete seksi

02 maj 2020 | 11:07

“Kur Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që u takua me një president të Shteteve të Bashkuara, shumë shpresuan se kjo do të sinjalizonte një shkëputje nga e shkuara e errët e kombit”, shkruan “The Sun”. Megjithatë, tre vjet para se të takohej me Donald Trumpin në 2018-n, ai do të ringjallte një nga traditat më shokuese të regjimit të tij – “Skuadrën e kënaqësisë”, krijuar me “argëtuese sekrete seksi”,  krijuar për herë të parë nga gjyshi i tij.

Vendndodhja e Kimit aktualisht nuk dihet, duke shkaktuar zëra sa i takon shëndetit të diktatorit brutal, pasi ai u zhduk nga jeta publike tre javë më parë. Disa madje shprehen që ai ka ndërruar jetë – por shërbimet e huaja të inteligjencës mendojnë se Kim po strehohet nga pandemia e koronavirusit në një kompleks të sigurt luksoz.

Por ndalemi pak brenda mureve tepër të mbrojtura të pallateve të tij, ku gjendet “Skuadra e Kënaqësisë”, e cila argëton zyrtarët e lartë të Koresë së Veriut.

Haremi prej 2 000 personash thuhet se është krijuar për të kënduar dhe kërcyer për elitën e kombit – por gjithashtu edhe për të marrë pjesë në lojëra seksuale dhe orgji të çuditshme.

Është shqetësues fakti se disa anëtare të “Skuadrës së Kënaqësisë” thuhet se janë në moshën 13-vjeçare, të marra direkt nga shkolla.

“Vajzat duhet të bëjnë kontrolle mjekësore për të provuar se janë të virgjëra, përpara se të mund të bashkohen”, shkruan “The Sun”./TCH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefi i Kabinetit të Ministres…