Skuadra e Kosovës në garat evropiane të hendbollit

01 janar 2018 | 10:38

Pavarësisht se Besa Famgas kishte fituar bindshëm ndeshjen e parë, nuk ia ka dalë të kualifikohet në raundin e dytë të Kupës së EHF-së.

Besa, që është kampione në fuqi e Kosovës në hendboll, pësoi humbje të thellë 35:23 nga Beykozi turk dhe kështu u ndal në raundin e parë. Ndeshja është luajtur në Beykoz të Stambollit. Në ndeshjen e luajtur në Pejë, Besa fitoi me tetë gola dallim, 29:21, por epërsinë e lartë e krijuar nuk ia doli ta ruajë në Stamboll.

Ndërsa skuadra e Trepçës u eliminua pasi e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra rumune Potaissa Turda. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Turda fitoi me 10 gola dallim, 40:30. Ishte kjo ndeshja e kthimit e rrethit të tretë të Challenge Cup. Në ndeshjen e parë Turda fitoi me shifrat 35:19. Në ndeshjen e dytë rezultati ishte më i ngushtë. Në konkurrencën e femrave Istogu e ka humbur edhe ndeshjen e dytë me skuadrën e madhe holandeze Virto/Quintus.

Në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup në hendboll për femra, Istogu pësoi nga Virto/Quintus me rezultatin 40:21. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 36:13 për holandezet. Ndërsa Shqiponja e Gjakovës është eliminuar në rrethin e tretë të Challenge Cupës në hendboll. Hendbollistet e Shqiponjës pësuan me rezultatin 37:22 nga skuadra portugeze ADA CJ Barros, në ndeshjen e luajtur në Marihna Grande të Portugalisë. Ishte ky rezultati më i mirë se në ndeshjen e parë, të cilën Shqiponja e humbi me rezultatin 38:16.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i…