Skuadra e madhe evropiane me ofertë për Muriqin
15 prill 2020
| 12:00
Duket se aventura e Vedat Muriqit te Fenerbahçe nuk do të zgjas më shumë se një sezon.
Me t’u kthyer situata në normalitet shkaku i COVID-19, skuadrat e Evropës do të nisin bisedimet me Fenerbahcen për transferimin e tij.
Mediet në Itali kanë raportuar edhe sot për interesimin e Lazios.
Me tu kthyer situata në normalitet, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, do të udhëtojë drejt Stambollit, për t’i ofruar deri në 20 milionë euro Fenerit për Muriqin.Lazio për shërbimet e Muriqit do të sfidohet nga Tottenham, që janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro.
Djaloshi nga Prizreni në sezonin e parë te Feneri, në 25 ndeshje ka shënuar 7 gola në Superligën e Turqisë.