Skuadra e madhe italiane në garë për Muriqin

09 mars 2023 | 16:45

Sulmuesi Vedat Muriqi po e kalon njërin prej sezoneve më të mira të karrierës. E kjo ka bërë që sulmuesi kosovar të bëhet objektiv i klubeve të mëdha evropiane.

Kohëve të fundit, interesim për përfaqësuesin kosovar kishin shfaqur klubet e Premierligës dhe të La Ligës. Por, tash duket se listës i është shtuar edhe një klub nga Serie A. Bëhet fjalë për Interin.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet italiane, sipas të cilave, “Nerazzurri” po planifikojnë ta transferojnë sulmuesin e Mallorcës në vend të Romelu Lukakut dhe Joaquin Correas, që pritet të largohen nga Milano. Muriqi i ka realizuar 10 gola në këtë sezon me Mallorcan dhe është njëri prej golashënuesve më të mirë në La Liga deri tash.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thomas Muller ka thumbuar keq Lionel Messin, pasi e eliminoi…